EKSKLUZIVE/ Dinamo largohet nga “Air Albania”, tifozët zhgënjehen me stadiumin për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2026 | 8:19

EKSKLUZIVE/ Dinamo largohet nga “Air Albania”, tifozët zhgënjehen me stadiumin për sezonin e ri

Sot në orën 11:00 hidhet shorti për sezonin e ri futbollistik, i cili pritet të sjellë disa të veçanta për skuadrat e elitës. Një prej zhvillimeve më të rëndësishme lidhet me Dinamon, e cila do t’i zhvillojë të gjitha ndeshjet e sezonit të ri në stadiumin “Elbasan Arena”.

dinamo2

Vendimi ka sjellë zhgënjim te tifozët dinamovitë, pasi pas një viti rikthim në kryeqytet, skuadra do të largohet sërish nga Tirana për t’u zhvendosur në Elbasan. Dy janë arsyet kryesore që kanë çuar klubin drejt këtij vendimi.

E para lidhet me faktin se stadiumi “Air Albania” ende nuk është gati për të pritur ndeshje, ndërsa arsyeja e dytë ka të bëjë me kostot e larta të organizimit të takimeve në impiantin kombëtar.

Në këto kushte, “Elbasan Arena” është zgjedhur si alternativa më e përshtatshme, edhe për shkak të kostove më të përballueshme të qirasë së stadiumit. Megjithatë, largimi nga kryeqyteti nuk pritet të pritet mirë nga tifozët e Dinamos, të cilët pas një sezoni në Tiranë shpresonin që skuadra të vazhdonte të luante pranë mbështetësve të saj. Tashmë, “blutë” do të nisin një tjetër kapitull, këtë herë në Elbasan.

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL