I dha lamtumirën Interit, Jan Zomer i çudit të gjithë me vendimin për të ardhmen e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2026 | 23:28

I dha lamtumirën Interit, Jan Zomer i çudit të gjithë me vendimin për të ardhmen e tij

Jan Zomer i ka dhënë lamtumirën Interit në mbyllje të sezonit 2025-2026, duke u larguar si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me zikaltrit.

zomer

Portieri 37-vjeçar, ishte i lirë të vendoste vetë për të ardhmen e tij dhe kishte nisur kontaktet me disa klube. Ai më i interesuari ishte Bazeli, i cili i ofronte mundësinë zviceranit që të mbyllte karrierën në vendlindjen e tij. Por Zomer duket se ka vendosur që të marrë një drejtim tjetër.

Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se Zomer ka pranuar ofertën që i ka bërë Klub Bryzh në Belgjikë. Ai ka gjetur një akord parimor me të dhe në ditët në vijim do të shkojë për të firmosur kontratën e re, duke u bërë pjesë e këtij klubi i cili fitoi titullin e tij të 20-të dhe po bëhet gati të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL