Lajme të këqija për Shqipërinë, futbollisti në radarin e gjigantëve të Turqisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2026 | 9:23

Lajme të këqija për Shqipërinë, futbollisti në radarin e gjigantëve të Turqisë

Arda Kurtulan po vëzhgohet nga skautët e Fenerbahçes. Ky është lajmi i keq për Kombëtaren e Shqipërisë, e cila mund të privohet për shërbimet e tij në të ardhmen.

kurtulan5

Në Turqi është një limit për aktivizimin e lojtarëve të huaj. Dhe pikërisht ky fakt e ka penguar Kurtulanin te Goztepe, që të luajë për Shqipërinë.

E njëjta gjë ka shumë gjasa që të ndodhë te Fenerbahçe. Gjigantët e Turqisë do dëshironin që ta federojnë si futbollist turk, ndërsa po ashtu mund të shtohen mundësia që të përfaqësojë Turqinë.

Kurtulan ndërkohë vazhdon të tërheqë interes nga jashtë vendit. Opsioni më i mirë për Kombëtaren do të ishte një transferim te kampionatet e tjera të Europës.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL