FSHF zbulon kalendarin për sezonin e ri, shorti hidhet në “Shtëpinë e Futbollit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2026 | 8:47

FSHF zbulon kalendarin për sezonin e ri, shorti hidhet në “Shtëpinë e Futbollit”

Sot do të hidhet shorti për kalendarin e Abissnet Superiore. Gjithçka nis në orën 11:00 në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

fshf

Njëjtë si në edicionin e kaluar janë 10 skuadra pjesëmarrëse, teksa janë rikthyer Skënderbeu dhe Laçi në elitë. Pjesa tjetër përbëhet nga Egnatia, AF Elbasani, Vllaznia, Dinamo Siti, Partizani, Tirana, Vora dhe Teuta.

Ky është edhe edicioni i 88-të i elitës së futbollit shqiptar. Superiorja është planifikuar të nisë më 22 gusht dhe të mbyllet më 9 maj.

Kujtojmë se janë parashikuar për t’u luajtur fillimisht 27 javë në edicionin 2026/27. Më pas gjashtë ekipet e renditura në vendet e para do të ndahen në grupin që lufton për titullin kampion. Ata do të luajnë dy faza me sfida vajtje-ardhje. Kështu do të jenë edhe 10 javë në total.

Në anën tjetër katër skuadrat e tjera do të jenë në fazën “play out”, pikërisht për të mos rënë nga kategoria. Për ta do të jenë tre faza, pra me sfida vajtje-ardhje-vajtje që japin në total edhe 9 javë.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL