Takticizmi spanjoll kundër sulmit vrastar francez, nesër luhet finalja e “parakohshme” e Botërorit
Katër vendet më të mira në renditjen e FIFA-s do të luftojnë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës në Amerikë. Koha e shfaqjes ka mbërritur!
Franca do të hapë duelet e gjysmëfinaleve kundër Spanjës të martën në Dallas. Siç pëshpëriti Lamine Jamal ngacmues, do të ketë një fitore me tre ndeshje në çdo rast, një fitore e tretë radhazi për “La Roja” kundër “Les Bleus”, pas gjysmëfinaleve të Euro 2024 (2-1) dhe Ligës së Kombeve 2025 (5-4), ose një finale e tretë radhazi e Kupës së Botës për ekipin francez.
Përplasja e gjigantëve
Shumica e vëzhguesve ndërkombëtarë i shohin francezët dhe sulmin e tyre të çmendur si favoritë për të fituar trofeun, por Spanja është e rëndë, një cilësi kolektive e pakrahasueshme. Dhe mbi të gjitha ka gjetur asin nën mëngë. Ai është Mikel merino që nëse do të kish një matje padiskutin që do t ëish shënuesi më i mirë, pasi shënon gol çdo 12 minuta! Një duel emocionues, joshës, emocionues mes dy skuadrash që kanë në përbëje ajën e futbollit botëror.
Opsionet për Didier Deshamp dhe Luis de la Fuente
Dy skuadra të fokusuara në sulm dhe që, që nga fillimi i kompeticionit, janë mësuar të gjejnë veten përballë blloqeve të ulëta. Nuk ka dyshim për orientimet taktike të Luis de la Fuente, trajnerit të skuadrës spanjolle. Kampionët e Evropës do të duan të luajnë, të kenë topin. Po Didier Deshamp? A do të adoptojë një taktikë pragmatike apo do të kërkojë të vazhdojë rrugën e tij, duke supozuar çekuilibrin? Një gjë është e sigurt, fituesi do të luajë finalen e madhe më 19 korrik, në Nju Jork, ndërsa humbësi do të luftojë ndeshjen për vendin e tretë, një ditë më parë, në Miami, atë që askush nuk dëshiron ta luajë. Sipas trajnerit De la Fuente, Francë-Spanjë është “finalja e parakoshme”. Ndoshta.
Ndoshta, sepse në krahun tjetër janë edhe aty dy kampionë të tjerë të Botës, Anglia dhe ajo në fuqi Argjentina. Nëse ka një ekip që mund të krahasohet me Francën për sa i përket individualitetit, ajo është Anglia. Dhe përsëri, Tomas Tuhel ka lënë disa copëza në anë të rrugës, si Kol Palmer dhe Fil Foden. Edhe pse nuk kanë bërë përshtypje deri më tani, Tre Luanët kanë vendosur zemrën e tyre në fushë për të arritur në gjysmëfinale. Jude Belingam po rrit lojën e tij. Harri Kejn është atje. Kujdes nga Anglia.
DRITAN LUNDRA-PANORAMASPORT.AL













