VIDEO/ Mesazhi inkurajues i Brazilit shkakton zemërim, tifozët shpërthejnë edhe më keq për eliminimin: Shkofsh në djall, kancer
Federata Braziliane e Futbollit (CBF) postoi një video në profilet e saj në rrjetet sociale një javë pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës 2026, duke u ofruar një mesazh inkurajimi tifozëve të saj. Megjithatë, videoja pati efekt të kundërt, duke marrë një ortek kritikash që nxorën në pah thellësinë e pakënaqësisë që rethonte “Seleçaon” me të gjelbër dhe të artë.

Videoja, e postuar në X shtatë ditë pas humbjes 2-1 ndaj Norvegjisë, e cila eliminoi Brazilin në raundin e 16-tave, përmbante një premtim për të ardhmen : “Pas katër vitesh, përgatituni, sepse do të jemi edhe më të fortë, duke synuar yllin e gjashtë.”
“Një film që nuk donim ta shkruanim, për një histori që nuk mund të harrohet. Mund ta besoni”, shkruhet në mbishkrimin e videos.
“Shko në djall. Është gjithçka marketing, është gjithçka retorikë e lirë”, shkroi një përdorues.
Një tjetër ishte më i drejtpërdrejtë në diagnozën e tij: “Federata Qendrore e Brazilit është një kancer. Vetëm ditën që Konfederata do ta vërë futbollin brazilian mbi interesat e veta, do të fitojmë përsëri”.
Um filme que não queríamos escrever, sobre uma história que não pode ser esquecida.
Pode acreditar.
Que venha o novo ciclo. pic.twitter.com/txkIOHZiXV— brasil (@CBF_Futebol) July 12, 2026
PANORAMASPORT.AL













