Francën e pengoi, por jo Argjentinën! Zbulohet arsyeja përse FIFA pranoi kërkesën e veçantë të kampionëve të Botës
Një rast i ri ka ndezur debat rreth FIFA-s dhe trajtimit të supozuar preferencial të Argjentinës gjatë Kupës së Botës. Në qendër të vëmendjes këtë herë është një detaj në dukje i vogël, leja që u është dhënë lojtarëve të Argjentinës për të mbajtur shirita të zinj në krahë në ndeshjen çerekfinale kundër Zvicrës, të cilën e fituan 3-1 pas kohës shtesë.
Ekipi kombëtar i Argjentinës doli në fushë duke mbajtur një shirit të zi në krahun e djathtë për t’i bërë homazh Antonio Ratin, mesfushorit historik të kombëtares i cili ndërroi jetë në moshën 89 vjeç. Kërkesa e bërë nga Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) u miratua nga FIFA.
Vendimi shkaktoi polemika sepse disa ditë më parë, i njëjti autorizim iu refuzua Francës, e cila kishte kërkuar leje për të mbajtur një shirit të zi në krahun e saj në ndeshjen kundër Norvegjisë në kujtim të nënës së trajnerit Didier Deshamp, e cila ndërroi jetë së fundmi.
Megjithatë, ndryshimi me sa duket lidhet me rregulloret e FIFA-s. Autorizim i veçantë për shiritat e zinj në krahë jepet vetëm kur homazhi ka të bëjë me një figurë të lidhur me botën e futbollit, ndërsa nuk parashikohet për humbje personale ose familjare. Në rastin e Argjentinës, homazhi iu kushtua një ish-lojtari që ishte simbol i historisë së ekipit kombëtar.
Ratin, një ikonë e Boka Zhuniors për katërmbëdhjetë vjet, mbahet mend gjithashtu për një incident të diskutueshëm në Kupën e Botës 1966 kundër Anglisë. I përjashtuar pas një përballjeje të nxehtë me gjyqtarin, ai kishte kërkuar një përkthyes për të komunikuar më mirë me gjyqtarin dhe fillimisht refuzoi të largohej nga fusha. I ulur në tapetin e kuq të rezervuar për Mbretëreshën, ai u bë protagonist i një skene që ka hyrë në histori.
PANORAMASPORT.AL













