Teuta pretendente për titullin, Edlir Tetova i “lë” kampionët e Egnatias për në… fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2026 | 13:33

Teuta pretendente për titullin, Edlir Tetova i “lë” kampionët e Egnatias për në… fund

Teuta pretendon titullin kampion. Ishte Edlir Tetova që në prezantimin e tij në Durrës u shpreh se rikthehet për të fituar gjithçka.

tetova

Sot ndërkohë u mësua kalendari i Abissnet Superiore deri në javën e 18-të. Fati e vendos trajnerin Tetova përballë Egnatias në javën e nëntë, që rezulton e fundit për fazën.

Trajneri durrsak fitonte çdo gjë me Egnatian. Për më tepër la një ekip konkurrues që u shpall kampion edhe në edicionin e fundit.

Eksperienca te Teuta është në shtëpinë etij. Për të është hera e parë që drejton ekipin e qytetit.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL