Postuar: Korrik 13, 2026 | 13:08
Interi shtanget në fund, dështon transferimi i pasuesit të Dumfris për arsyen që nuk pritej
Anan Khalaili me shumë gjasa do të kthehet te Union SG në Belgjikë. Ky është raportimi që trondit Interin nga Italia.

Khalaili ndodhet në Itali, ndërsa kishte mbetur vetëm prezantimi në fundjavën që kaloi. Për lojtarin që konsiderohej pasuesi i Dumfris nuk shkuan si duhet testet mjekësore.
Lojtarit izraelit iu kërkuan teste të tjera mjekësore, për shkak se dyshohen probleme me zemrën. Në Itali janë shumë strikt me situata të tilla, ndaj duket thuajse e pamundur që firma të vijë.
21-vjeçari shikohet si lojtar që do të bënte shumë punë, sidomos në krahun e djathtë. Tashmë duhet parë për alternativë tjetër.
PANORAMASPORT.AL













