Nuk është rastësi për Partizani-Tirana, shkaku që shtyn FSHF-në për planifikimin e derbit
Partizani dhe Tirana do e lujnë sërish derbin mes tyre në javën e gjashtë. Diçka e tillë është e përcaktuar nga FSHF, para hedhjes së shortit. Skema ndërkohë është e gatshme me ndarjet e javëve.

Të dyja skuadrat janë të regjistruar për të përdorur stadiumin “Air Albania”. FSHF u përcaktoi sërish të njëjtët numra para shortit, 1 dhe 6 si herët e tjera, që të mos kenë përplasje duke luajtur bashkë në të njëjtën javë si pritës.
Në këtë rast, Partizanit i ra numri 1 në short dhe Tiranës numri 6. Ndaj do të jenë të kuqtë që presin sërish derbin e parë të sezonit.
Sa i përket fazës së tretë, do të jetë renditja që e përcakton se kur do të luhet derbi. Fakt është se si Partizani dhe Tirana do të donin të prisnin takimin e fazës së tretë, për të fituar më tepër të ardhura.
SKEMA QË PËRCAKTON KALENDARIN E FAZËS SË TRETË(Numrat do të zëvendësohen me emrat e skuadrave, sipas renditjes së dy fazave)

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













