Orë të gjatë fluturimi, transferta e “nëndetëses” zgjat 5 ditë: Dinamo niset për misionin e vështirë
Dinamo hyn në ditët më të rëndësishme të aventurës së saj europiane, me skuadrën që sot nis rrugëtimin drejt Kazakistanit për sfidën vendimtare ndaj Astanës. Bardheblutë do të përballen të mërkurën me skuadrën kazake në ndeshjen e kthimit të turit të parë kualifi kues, në një përballje ku objektivi i vetëm është përmbysja e rezultatit të takimit të parë.

Humbja 1-0 në Tiranë e ka vendosur Dinamon përballë një detyre të vështirë, por jo të pamundur, pasi një gol diferencë është një avantazh që mund të rikuperohet në 90 minuta. Përpara sfidës në fushë, skuadrën e pret një tjetër sfi dë, ajo e udhëtimit drejt një prej transfertave më të largëta që mund të zhvillojë një klub shqiptar. Dinamo do të duhet të menaxhojë jo vetëm kundërshtarin, por edhe lodhjen e një rrugëtimi të gjatë, kohën e rikuperimit dhe përshtatjen me kushtet e reja në Kazakistan.
RRUGËTIMI- Udhëtimi drejt Astanës do të jetë një proces i gjatë për skuadrën dinamovite, e cila do të lërë pas Tiranën për të marrë drejtimin e Kazakistanit nëpërmjet Stambollit. Ekspedita bardheblu do të niset pasditen e sotme nga kryeqyteti shqiptar, duke udhëtuar fillimisht drejt Turqisë. Fluturimi nga Tirana në Stamboll do të zgjasë rreth 1 orë e 40 minuta, ndërsa më pas skuadra do të ketë një ndalesë tranziti në aeroportin turk. Pavarësisht distancës së madhe që përshkon ky itinerar, Dinamo nuk do të ketë një pritje shumë të gjatë në Stamboll.
Koha e qëndrimit në tranzit është parashikuar të jetë rreth 2 deri në 3 orë, përpara se skuadra të ngjitet sërish në avion për destinacionin fi nal. Fluturimi nga Stambolli drejt Astanës do të zgjasë rreth 5 orë të tjera, duke e bërë këtë një udhëtim që do të konsumojë një pjesë të madhe të ditës. Në total, mes dy fl uturimeve, kohës së pritjes, procedurave aeroportuale dhe lëvizjeve të tjera, Dinamo do të kalojë shumë orë në rrugë për të mbërritur në kryeqytetin kazak. Një transfertë e tillë kërkon menaxhim të kujdesshëm, pasi skuadra duhet të ruajë energjitë dhe të rikuperohet sa më shpejt përpara një ndeshjeje ku çdo detaj mund të vendosë fatin e kualifi kimit. Për këtë arsye, stafi teknik ka planifi kuar me kujdes ditët në Kazakistan, duke synuar që lojtarët të kenë kohën e nevojshme për rikuperim dhe përgatitje.
PËRGATITJET- Dinamo ka nisur prej disa ditësh përgatitjet për këtë sfi dë të rëndësishme, me skuadrën që është stërvitur në Tiranë përpara udhëtimit drejt Kazakistanit. Stafi teknik ka punuar për të korrigjuar gabimet e ndeshjes së parë dhe për të përgatitur një plan loje që mund t’i japë skuadrës mundësinë për të përmbysur rezultatin. Sot, përpara nisjes, Dinamo do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore në kryeqytet.
Kjo do të jetë mundësia e fundit që skuadra të punojë në Shqipëri, përpara se në mbrëmje të nisë udhëtimin drejt Astanës. Pas mbërritjes në Kazakistan, fokusi do të jetë kryesisht te rikuperimi dhe përshtatja me kushtet e transfertës. Ditën e nesërme, një ditë para ndeshjes, është programuar edhe stërvitja e fundit dhe njëkohësisht ajo zyrtare sipas rregullores së kompeticionit.
Seanca do të zhvillohet në “Astana Arena”, stadiumin ku do të luhet edhe takimi i kthimit. Për Dinamon do të jetë një mundësi për të njohur ambientin e ndeshjes, terrenin dhe kushtet ku do të zhvillohet përballja. Përpara stërvitjes zyrtare do të zhvillohet edhe konferenca për shtyp, ku do të jenë të pranishëm trajneri i skuadrës Ilir Daja dhe kapiteni. Ata do të japin mesazhet e fundit përpara sfi dës dhe do të prezantojnë objektivin e Dinamos për këtë përballje, ku skuadra kërkon të mbajë gjallë shpresat për vazhdimin e rrugëtimit europian.
NDESHJA- Ndeshja mes Astanës dhe Dinamos do të luhet të mërkurën në orën 17:00 me kohën e Shqipërisë. Për skuadrën shqiptare kjo është një përballje pa shumë alternativa, pasi vetëm fitorja mund ta mbajë në garë për kualifi kimin. Rezultati 1-0 i marrë nga Astana në Tiranë i jep skuadrës kazake një avantazh minimal, por gjithçka mbetet e hapur për 90 minutat e kthimit.
Dinamo duhet të kërkojë një gol për të barazuar rezultatin e përgjithshëm dhe më pas të luftojë për përmbysjen. Një fi tore me një gol diferencë do ta çonte takimin në kohën shtesë, duke i dhënë skuadrës mundësinë për të kërkuar kualifikimin në 30 minuta shtesë ose përmes penalltive. Ndërkohë, një sukses me më shumë se një gol diferencë do t’i siguronte direkt kalimin në raundin tjetër. Çdo rezultat tjetër përveç fitores do të nënkuptonte eliminimin e Dinamos që në turin e parë europian. Për këtë arsye, sfida në “Astana Arena” konsiderohet si një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit të ri për bardheblutë, të cilët do të kërkojnë të tregojnë karakter dhe të reagojnë pas rezultatit negativ të ndeshjes së parë.
KTHIMI- Pas përfundimit të ndeshjes në Kazakistan, Dinamo do të përgatitet për kthimin drejt Shqipërisë. Skuadra do të niset të premten në drejtim të Tiranës, ku më pas do të përcaktohet edhe programi i ditëve në vazhdim, në varësi të rezultatit të marrë në Astana. Nëse bardheblutë arrijnë të sigurojnë kualifi kimin, skuadra nuk do të ketë shumë kohë për pushim, pasi menjëherë do të nisë përgatitjet për turin e dytë europian.
Një kalim i mëtejshëm në kompeticion do të ishte një shtysë e madhe për klubin dhe do të sillte një tjetër sfi dë ndërkombëtare për Dinamon. Në rast eliminimi, skuadra mund të përfi tojë disa ditë pushim përpara se të rikthehet në stërvitje. Më pas, fokusi do të kalojë te sezoni i ri në Superiore, ku Dinamo do të nisë përgatitjet me objektiva të qarta për kampionatin dhe sfi dat që e presin në futbollin shqiptar.
ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL













