Trajneri belg debutoi te Bërnli, komenti për Armando Brojën në fund: Përveç një kthese, nuk…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2026 | 10:50

Trajneri belg debutoi te Bërnli, komenti për Armando Brojën në fund: Përveç një kthese, nuk…

Armando Broja u aktivizua titullar dje për Bërnlin, që luajti miqësoren e radhës në Amerikë. Sfida me Kolumbus u mbyll në barazim 1 me 1, ndërsa ishte edhe debutimi i trajnerit Niki Hajern te Bërnli.

Armando Broja

Broja luajti vetëm në pjesën e parë siç ndodhi me shumicën e formacionit titullar. Në pjesën e dytë ndërkohë u shënuan golat.

“Burnley Express” që kujdeset për notat, por edhe një koment pas ndeshjeve, tregoi vlerësimet e tij edhe për miqësoren e djeshme.

Armando Broja – 6

“Përveç një kthese të zgjuar pranë mesfushës, nuk më kujtohet ta ketë prekur shumë topin. Ose më saktë, thuajse fare”, shkruan portali pranë Bërnlit.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL