Drejtori i Elbasanit: Me Laçin do të jetë një transfertë e vështirë, Europa na ndihmon për nisjen e kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2026 | 16:54

Drejtori i Elbasanit: Me Laçin do të jetë një transfertë e vështirë, Europa na ndihmon për nisjen e kampionatit

Elbasani do ta nisë kampionatin në transfertën me Laçin dhe për këtë short ka folur drejtori sportiv, Elton Guranjaku. Ai deklaroi se do jetë sfidë interesante dhe do të jenë gati pasi do ti ndihmojë edhe duelet në Europë.guranjaku

“Shorti është njësoj për të gjithë, do të ndeshesh me të gjitha skuadrat që janë në këtë kampionat. Normalisht e fillojmë me Laçin në një transfertë të vështirë pasi dihet që ka një histori në kampionatin shqiptar, por do të thoja që do të jetë një kampionat i bukur me shumë sfida interesante. Ne e kemi nisur sezonin më 10 qershor dhe besoj është një kohë e gjatë, por gjithsesi jemi në aktivitet në Europë tani dhe kjo ndoshta na ndihmon në fillimin e kampionatit që të jemi më gati se skuadrat e tjera”, përfundoi Guranjaku.

PANORAMASPORT.AL