Marrëveshja e shumëpritur, mësohet përfundimisht e ardhmja e Brajan Grudës: Zbulohen prapaskenat e bujshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2026 | 15:21

Marrëveshja e shumëpritur, mësohet përfundimisht e ardhmja e Brajan Grudës: Zbulohen prapaskenat e bujshme

Brajan Gruda i është bashkuar sërish Lajpcigut. Sulmuesi që kërkohet nga Kombëtarja e Shqipërisë zbriti sot në fushën e stërvitjes me pjesën tjetër të skuadrës. Më pas edhe u zyrtarizua në rrjetet sociale nga klubi i Bundesligës.

brajan gruda

Gruda mungonte fillimisht në orën 14:30, kur edhe stërvitja e 13 korrikut nisi. Më pas mori miratimin përfundimtar dhe iu bashkua pjesës tjetër siç “Sky Sport” raporton në Gjermani.

Marrëveshja e shumëpritur me Brajton u arrit si huazim, por me detyrim blerje pas një numri të vogël ndeshje zyrtare. Transferimi përfundimtar për 22-vjeçarin do të kryhet për rreth 25 deri në 30 milionë euro.

Gruda, dhe pse në moshë të re, do e kishte transferimin e dytë të bujshëm. Dy vite më parë u ble nga Brajton për 30 milionë euro. Futbollisti shqiptar do punojë nën urdhrat e Martin Demishelis, që u ul në stol si trajneri i ri. Ky i fundit drejtoi Majorkën në fundin e sezonit të kaluar.

Screenshot 2026-07-13 152008

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL