“Rrufe” në qiell të hapur, portieri i Kombëtares shqiptare konfirmon vendimin e papritur
Elhan Kastrati ka ndarë rrugët me Eintraht Braunshveig. Lajmi i papritur është njoftuar nga vetë portieri i Kombëtares shqiptare.

“Faleminderit shumë, tifozë të dashur. Ju jeni shpirti i këtij ekipi. Ju uroj shumë suksese, sepse i meritoni. Njëherë ‘Luan’, përgjithmonë ‘Luan’”, shkruan Kastrati.
29-vjeçari e pati eksperiencën e parë në Gjermani. Aventura nuk shkoi si duhet në sezonin e vetëm, pasi luajti vetëm dy ndeshje në Bundesligën 2.
Kastrati ishte pjesë e akademisë së Teutës. Më pas provoi eksperienca si i huazuar në Itali, derisa u kthye te Teuta. Në Durrës nuk mori minuta.
Kastrati u transferua përfundimisht në Itali ku luante që nga viti 2018 deri në verën e kaluar. Gjatë kësaj kohe fitoi edhe ftesën e Kombëtares shqiptare.
PANORAMASPORT.AL













