ZYRTARE/ Merr fund “telenovela”, Roma njofton vendimin final për Paulo Dibalën
Paulo Dibala do të mbetet lojtar i Romës. Argjentinasi, sipas një deklarate të klubit, sapo ka nënshkruar një kontratë të re që do ta mbajë atë te verdhekuqtë për sezonin e ardhshëm, deri në qershor 2027.

Pas kthimit të lojtarit në Itali dy ditë më parë, agjenti i tij, Karlos Novel, u shfaq në Trigoria këtë mëngjes për t’u takuar me drejtorin sportiv Tony D’Amico dhe për të finalizuar detajet e fundit para nënshkrimit të lojtarit, duke i dhënë fund një telenovele të gjatë.
Për të qëndruar te verdhekuqtë lojtari pranoi gjithashtu një ulje të ndjeshme të pagës krahasuar me atë që ka fituar gjatë tre sezoneve të fundit. Me marrëveshjen e re, Dibala do të fitojë pak më pak se 3 milionë euro neto për një vit, me bonuse të lidhura me performancën dhe objektivat e ekipit.
NJOFTIMI I KLUBIT
AS Roma ka kënaqësinë të njoftojë marrëveshjen për rinovimin e kontratës së Paulo Dibala deri më 30 qershor 2027. Pasi mbërriti në kryeqytet në verën e vitit 2022, Dibala ka ndezur entuziazmin e tifozëve që nga dita e parë, duke u bërë një shtyllë teknike dhe një lider brenda dhe jashtë fushës, duke bërë 139 paraqitje dhe duke shënuar 45 gola.
Historia midis Romës dhe La Joya vazhdon të shkruajë faqe të reja.
Le të ecim përpara së bashku, Paulo!
— AS Roma English (@ASRomaEN) July 13, 2026
PANORAMASPORT.AL













