Portieri dhe dy mbrojtës, kush janë të paprekshmit e De la Fuentes te Spanja
Spanja tashmë ka luajtur gjashtë ndeshje në këtë Kupë Bote, në të cilën çfarëdo që të ndodhë të martën ata do të kenë edhe dy të tjera për të luajtur.
Qëkur De la Fuente dha formacionin e parë më 15 qershor, debutimin pa gola kundër Kepitt ë Gjelbër, ka vetëm tre lojtarë që kanë përfunduar 540 minutat, gjashtë ndeshjet e luajtura nga Spanja. Të tre i përkasin bllokut mbrojtës të vijës së pare, Unai Simon, Kubarsi dhe Kukureja.
Në këtë Spanjë që nuk pësoi gol deri në goditjen me kokë të Sharls De Ketelare në minutën e 41-të të çerekfi nales, Unai është i padiskutueshëm. Portieri i Atletik Bilbaos ka lënë gjurmë në këtë Kupë Bote duke vendosur rekordin pa pësuar gol në Kupën e Botës në 650 minuta dhe duke qenë i pari që bashkoi gjashtë ndeshje me një fletë të pastër.
Pau Kubarsi është bërë një nga qendërmbrojtësit e Kupës së Botës. Kurrë më parë një lojtar 19-vjeçar nuk ka pasur kaq shumë peshë në një ekip elitar në një Kupë Bote sa është rasti me qendërmbrojtësin e Barcelonës. Para Botërorit ai kishte luajtur katër ndeshje të plota me kombëtaren. Tani ai i ka të gjitha gjashtë.
Elementi i tretë i asaj treshe është Mark Kukureja. Mbrojtësi i ri i Madridit ka qenë një pjesë e paprekshme për De la Fuenten që nga marsi 2024, për shkak të dëmtimit të Gajas, ai e vendosi atë në mbrojtës të majtë kundër Brazilit dhe Viniciusit në Bernabeu. Që atëherë, aika qenë numri 3 i Spanjës i pa kërcënuar nga askush në statusin e tij. Pas tyre shfaqen Laporte dhe Rodri.
Qendërmbrojtësi i Bilbaos u largua nga fusha vetëm në minutën e fundit kundër Austrisë pasi vuri re një shqetësim të lehtë. Kapiteni u zëvendësua me tre minuta për të shkuar kundër Kepit të Gjelbër. Në anën tjetër shfaqet grupi i lojtarëve që ende nuk kanë mundur të bëjnë debutimin e tyre. Ata janë dy portierët e tjerë (David Raja dhe Joan Garsia), Grimaldo, Erik Garsia, Zubimendi dhe Viktor Munjoz.
PANORAMASPORT.AL













