“Short i mirë për Dinamon”, drejtori sportiv: Pretendentë për vendin e parë, luajmë deri në fund për objektivat maksimale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2026 | 16:31

“Short i mirë për Dinamon”, drejtori sportiv: Pretendentë për vendin e parë, luajmë deri në fund për objektivat maksimale

 

Drejtori sportiv i Dinamos, Luan Pinari u shpreh për mediat se ndeshja e parë për sezonin e ri është një bonus për skuadrën pasi do të luhet brenda. Po ashtu ai deklaroi se blutë do të luftojnë deri në fund për objektivat maksimalë dhe do të jenë një kundërshtar i denjë për çdo ekip.

pinari

“Dihet që kur ke 10 ekipe do të luash shumë shpejt me këto ekipe, por themi që është një short i mirë pasi e nisim brenda ndeshjen e parë dhe kjo ndoshta na jep një bonus pozitiv për fillimin e kampionatit. Tek Dinamo do të presim gjithmonë atë skuadër që do të jetë pretendente për të luajtur për vendin e parë që do të luajë deri në fund për objektivat maksimalë, do të presim një Dinamo më me eksperiencë, që do të dijë çfarë të kërkojë nga ky kampionat dhe me lojtarët që ka afruar, them se është një kundërshtar i denjë për të arritur majat e futbollit shqiptar”, u shpreh Pinari.

PANORAMASPORT.AL