TURI I FRANCËS 2026/ Van der Poel fiton etapën e 9-të, Pogaçar mbron fanellën e verdhë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2026 | 17:04

TURI I FRANCËS 2026/ Van der Poel fiton etapën e 9-të, Pogaçar mbron fanellën e verdhë

Mathieu Van der Poel triumfoi në etapën e nëntë të Turit të Francës 2026, duke siguruar një sukses të rëndësishëm në Ussel, ndërsa etapa u shkurtua me 30 kilometra për shkak të alarmit të kuq për temperaturat e larta në Corrèze. Holandezi i ekipit Alpecin ishte pjesë e një shkëputjeje prej tetë çiklistësh, të cilët arritën të krijonin avantazh ndaj pelotonit.VAN

Në kilometrat e fundit, grupi kryesues u reduktua në katër sportistë, ku Van der Poel tregoi forcën e tij në sprint. Pas tij u renditën Tobias Johannessen dhe Thomas Pidcock, ndërsa Alec Baudin përfundoi i katërti. Filippo Ganna u pozicionua i pesti, ndërsa Pedersen i gjashti.

Ekipi UAE i Tadej Pogacar kontrolloi garën dhe nuk lejoi që diferencat në klasifikimin e përgjithshëm të ndryshonin. Slloveni ruajti fanellën e verdhë dhe avantazhin prej 2 minutash e 42 sekondash ndaj Jonas Vingegaard. Pas kësaj etape, çiklistët do të kenë sot ditën e pushimit, përpara nisjes së javës së dytë të garës.

56

PANORAMASPORT.AL