Shpërthen kaosi te Gjermania për shkak të Nojer, Federata del me komunikatë zyrtare për përgënjeshtrime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2026 | 19:30

Shpërthen kaosi te Gjermania për shkak të Nojer, Federata del me komunikatë zyrtare për përgënjeshtrime

Vetëm pak javë para fillimit të Kupës së Botës, Manuel Nojer konfirmoi se, pas një mungese dyvjeçare nga kombëtarja gjermane, do të rikthehej për të mbrojtur portën. Ky vendim shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik.

sadsdadsasdasadsadsad

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) mohoi kategorikisht në një deklaratë zyrtare se rikthimi i tij kishte shkaktuar konflikte të brendshme. Sipas informacioneve të siguruara, rikthimi i kapitenit të Bajernit, Manuel Nojer, ka shkaktuar “çarje të mëdha” brenda kombëtares. Raportohet se jo vetëm lojtarët e DFB ishin të pakënaqur me rikthimin e tij, por edhe trajneri i portierëve, Andreas Kronenberg. Sipas raportimit, Kronenberg madje kishte menduar të jepte dorëheqjen.Federata Gjermane e Futbollit (DFB) siguroi se këto pretendime nuk janë të vërteta.

“DFB mohon se Julian Nagelsman ka vepruar në mënyrë të njëanshme sa i përket situatës së portierëve, si edhe pretendimin se Andreas Kronenberg ka kërcënuar me dorëheqje”, thuhet në deklaratë. Më herët ishte raportuar se Nagelsman kishte vendosur ta rikthente Nojerin pa u konsultuar me pjesën tjetër të stafit teknik. Megjithatë, DFB pranoi se vendimi për grumbullimin ishte diskutuar brenda federatës në mënyrë “kritike dhe me debate”. Në fund, sipas deklaratës, i gjithë stafi teknik doli “i bashkuar” në mbështetje të vendimit. Federata Gjermane e Futbollit mohoi gjithashtu me forcë çdo ndikim të Manuel Nojerit në përzgjedhjen e skuadrës.

Sipas raportimeve, Nojer dyshohet se kishte vendosur si kusht që Aleksander Nubel, me të cilin ka qenë shok skuadre te Bajerni, të mos udhëtonte me ekipin drejt Amerikës. DFB i hodhi poshtë edhe këto pretendime. “DFB mohon gjithashtu në mënyrë të qartë se Manuel Nojer ka ndikuar në çfarëdo forme në përzgjedhjen e skuadrës apo ka vendosur kushte për rikthimin e tij, se Aleksander Nubel është dashur të hiqej nga lista ose që Jonas Urbig është përfshirë në ekip me kërkesën e tij”, thuhet në deklaratën e federatës.

PANORAMASPORT.AL