“Dy ndeshjet e para të Vorës janë shumë të forta”, drejtori Tragaj: Të sigurojmë mbijetesën dhe pastaj të synojmë për më lart

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2026 | 17:13

“Dy ndeshjet e para të Vorës janë shumë të forta”, drejtori Tragaj: Të sigurojmë mbijetesën dhe pastaj të synojmë për më lart

Vora dy javët e para të sezonit të ri do të luajë me Dinamon dhe Egnatian, dy skuadra shumë të forta. Për këto sfida ka folur edhe drejtori sportiv, Bazjon Tragaj.

tragaj

“E kishim menduar që ndeshjen e parë të paktën ta fillonim në shtëpi, por shorti u tregua me dy të forta, Dinamon dhe Egnatian, që praktikisht e kanë filluar stërvitjen shumë më herët se ne, por jemi të motivuar. E treguam edhe vitin që shkoi që jemi të përgatitur, tani të shohim, ishalla do të shkojë mbarë edhe këtë sezon. Fillimisht ne duhet të sigurojmë Superioren dhe pastaj edhe me elementët e rinj që na bashkangjiten ndoshta do të fitojmë edhe lojtarë të rinj dhe ishalla me Zotin të synojmë diçka më lart”, tha Tragaj për mediat.

PANORAMASPORT.AL