Nga PSG, te Laçi! Kurbinasit zyrtarizojnë firmën me portierin e huazuar nga Italia
Klubi i Laçit ka bërë një lëvizje të rëndësishme për këtë sezon, duke afruar në radhët e tij një element të perspektivës. Kurbinasit kanë bërë të ditur se kanë nënshkruar me portierin 20-vjeçar Gabriel Guri, i cili ka një karrierë të rëndësishme në akademitë e klubeve të njohura.

Guri ka qenë pjesë e disa klubeve franceze, përfshirë edhe PSG, para se të transferohej te Sasuolo në Itali në sezonin e kaluar.
“KF Laçi njofton se ka arritur marrëveshjen me U. S. Sassuolo për huazimin e portierit 20-vjeçar Gabriel Guri.
Pas eksperiencave me disa ekipe si Sassuolo, Le Havre U19, Paris SG U19 dhe Chateauroux U17, Guri i bashkohet ekipit bardhezi për një aventurë të re.
KF Laçi i uron mirëseardhjen dhe shumë suksese!”, shkruhej në njoftimin e Laçit për firmën me Gurin.
PANORAMASPORT.AL













