ZYRTARE/ “Tash… fol me gola!”, Vllaznia prezanton përforcimin e ri në sulm. Zbulon detajet e kontratës së lojtarit që vlerësohej 800 mijë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2026 | 20:38

ZYRTARE/ “Tash… fol me gola!”, Vllaznia prezanton përforcimin e ri në sulm. Zbulon detajet e kontratës së lojtarit që vlerësohej 800 mijë euro

Klubi i Vllaznisë ka prezantuar sot afrimin më të fundit sa i përket repartit të sulmit. Shkodranët kanë bërë zyrtare firmën me futbollistin venezuelan Daniel Perez.

sdfdfsfdsdsffdsfsdfds

Lojtari 24-vjeçar, i cili dikur vlerësohej 800 mijë euro kur ishte pjesë e Klub Bryzh në Belgjikë, së fundmi ka qenë pjesë e Nea Salamis në kategorinë e dytë qipriote. Shkodranët kanë bërë të ditur se ai ka firmosur një kontratë dyvjeçare me kuqeblutë.

“Eksperiencë europiane. Fuqi në sulm. Ambicie për gola.

Sulmuesi venezuelan Daniel Perez vjen në Shkodër pas eksperiencave me Club Brugge, Oostende, Lokeren dhe Nea Salamis, si dhe aktivizimeve me përfaqësueset e moshave të Venezuelës.

24-vjeçari ka firmosur kontratë 2 vjeçare me KF Vllaznia. Mirë se vjen në Shkodër, Daniel! Tash… fol me gola!”, shkruhet në njoftimin e Vllaznisë.


View this post on Instagram

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

PANORAMASPORT.AL