E PABESUESHME! Zbulohet mashtrimi, një ekip kishte gjinekolog në vend të mjekut në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2026 | 23:06

E PABESUESHME! Zbulohet mashtrimi, një ekip kishte gjinekolog në vend të mjekut në Botëror

Senegali ka qenë një nga përfaqësueset që ka përjetoi Kupën e Botës në mënyrën më kaotike, pasi kishte një ekip cilësor, por të ndikuar nga konfliktet dhe problemet e brendshme. Pas shkarkimit të trajnerit Pap Cciau, tani në skenë ka dalë një tjetër situatë qesharake.

dfsfdssfdsfdfsd

Abdulaje Fall, presidenti i Federatës Senegaleze të Futbollit që nga viti 2025, deklaroi në një konferencë për media duke bërë analizën e ekipit kombëtar dhe problemet e tij pas një auditimi të brendshëm, se mjeku që kishte udhëhequr stafin mjekësor të ekipit për 10 vjet, në fakt ishte me profesion gjinekolog.

“Kohët e fundit zbulova se Dr. Fedior është në fakt gjinekolog dhe obstetër me profesion. Në realitet, mjeku ynë kryesor nuk kishte kualifikimet e duhura akademike për të mbikëqyrur lojtarët tanë”, deklaroi ai duke lënë të shtangut të pranishmit.

“Në këto nivele dhe bazuar në reagimet që mora, lojtarët nuk kishin besim të plotë tek ai, që të mbështeteshin tek ai ose që ai të mbikëqyrte vazhdimisht shëndetin e tyre”, deklaroi presidenti i Federatës duke lënë të kuptohej se së shpejti do të kishte ndryshime radikale.

PANORAMASPORT.AL