EKSKLUZIVE/ Tronditje për Tiranën, humbet shërbimet e sulmuesit kryesor
Serxh Tabeku nuk është në planet e Tiranës dhe trajnerit Dean Klafuriç. Janë burime nga klubi bardheblu që bëjnë me dije një fakt të tillë. Mungesa në stërvitje e lojtarit me shtetësi belge ka sosur durimin e drejtuesve. Tabekut i është komunikuar që të gjejë ekip dhe nuk është listën e të grumbulluarve. Në këto kushte, pas Kortezit, Mihanës tani është Tabeku që largohet nga Tirana. Sulmuesi, është largimi i radhës nga bardheblutë.

SEZONI – Serzh Tabeku ishte një nga lojtarët më të angazhuar të Tiranës sezonin e kaluar, duke kontribuar në dy kompeticionet, Kategorinë Superiore dhe Kupën e Shqipërisë. Sulmuesi bardheblu u aktivizua në 37 ndeshje, duke grumbulluar plot 3042 minuta lojë dhe arriti të shënojë 9 gola. Shifrat tregojnë një prani të vazhdueshme në formacion, me Tabekun që ishte një alternativë e rëndësishme për repartin ofensiv të skuadrës. Pavarësisht konkurrencës dhe vështirësive të sezonit, ai arriti të ruajë vazhdimësinë në fushë, duke dhënë kontribut me golat e tij dhe me punën në fazën sulmuese.
Numri i lartë i minutave të zhvilluara tregon besimin e stafi t teknik dhe rolin që ai pati në skuadrën bardheblu. Me 9 gola të shënuar në kampionat dhe Kupë, Serzh Tabeku e mbylli sezonin si një nga lojtarët me më shumë prezencë në ekip, duke lënë pas një edicion me shumë angazhim dhe përgjegjësi. Kartoni i tij vlen 350 mijë euro, ndërsa luan në çdo pozicion të sulmit. Para ekipit të Tiranës, Tabeku ka veshur edhe 11 fanella të klubeve të tjera.
ZËVENDËSUESIT – Data 22 po vjen shumë shpejt ndërsa te Tirana po nxitojnë për të plotësuar ekipin. Për momentin janë disa lojtarë, të cilët janë gati për të fi rmosur dhe për të qenë në dispozicion të trajnerit Dean Klafuriç.
OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL













