Ende pa u mbyllur ky edicion, gjashtë kombëtare kanë siguruar pjesëmarrjen në Botërorin 2030

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2026 | 10:17

Ende pa u mbyllur ky edicion, gjashtë kombëtare kanë siguruar pjesëmarrjen në Botërorin 2030

Edhe pse Kupa e Botës 2026 ende nuk ka përfunduar, gjashtë kombëtare e kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të turneut, i cili do të zhvillohet në vitin 2030.

Screenshot 2026-07-14 101741

Bëhet fjalë për Spanjën, Portugalinë, Marokun, Argjentinën, Uruguain dhe Paraguain, të cilat do të jenë automatikisht pjesë e Kupës së Botës 2030. Arsyeja lidhet me formatin e veçantë të organizimit të turneut, i cili për herë të parë në histori do të zhvillohet në gjashtë shtete dhe në tre kontinente. Madje, FIFA po shqyrton edhe zgjerimin e turneut në 64 ekipe. Pjesa më e madhe e ndeshjeve do të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok, të cilat janë organizatoret kryesore të Botërorit.

Ndërkohë, për të shënuar 100-vjetorin e Kupës së Botës, FIFA ka vendosur që ndeshjet hapëse të turneut të luhen në Uruguai, Argjentinë dhe Paraguai. Uruguai do të presë një ndeshje si vendi ku u zhvillua Botërori i parë në vitin 1930, ndërsa Argjentina dhe Paraguai do të organizojnë gjithashtu nga një ndeshje secila, në kuadër të festimeve të këtij jubileu historik. Për shkak të statusit të tyre si vende organizatore, FIFA u ka garantuar automatikisht këtyre gjashtë kombëtareve një vend në Kupën e Botës 2030, pavarësisht rezultateve që do të arrijnë në kualifikime.

PANORAMASPORT.AL