Çudia më e madhe, përfaqësuesit e Asllanit bien dakord me një tjetër klub

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2026 | 9:37

Çudia më e madhe, përfaqësuesit e Asllanit bien dakord me një tjetër klub

Fisnik Asllani vazhdon të mbetet enigmë në merkaton e verës. Fillimisht u tha se ishte kryer transferimi te Borusia Dortmund, por diçka e tillë nuk rezulton e vërtetë.

Screenshot 2026-07-14 093721

Më pas ishte Barcelona që doli në skenë, nëse Ferran Torres largohet. Papritur shfaqen edhe dy klube të tjera nga Bundesliga që mund të kërkojnë shërbimet e Asllanit.

Bëhet fjalë për Lajpcig, që do e konsiderojë nëse ka largime në sulm. Madje edhe detajet me përfaqësuesit e Asllanit janë qartësuar dhe palët do të shkonin drejt firmës.

Shtutgarit po ashtu ka kërkuar informacion për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës. Fillimisht ishte interesuar për Dzenan Pejcinoviç, por oferta 18 milionë euro u refuzua nga Volfsburg.

Transferimi i Asllanit nuk është aspak i lehtë. Hofeheim kërkon që të paguhet klauzola e lirimit prej 30 milionë eurosh.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL