Postuar: Korrik 14, 2026 | 9:23
E ardhmja e sulmit të Kombëtares shqiptare, Spaleti e fton në ekipin e parë të Juventusit
Arman Durmisi do të luajë me Juve Next Gen gjatë këtij sezoni. Kontrata i përfundon në vitin 2028, ndërsa lajmi i mirë vjen edhe nga ekipi i parë.

18-vjeçari i sulmit ishte pjesë e lojtarëve të Juventus Next Gen, që u stërvitën dje me ekipin e parë të bardhezinjve. Nën urdhrat e trajnerit Spaleti po vazhdojnë përgatitjet për këtë sezon.
Sulmuesi shqiptar ishte golashënuesi kryesor i Juventus U-20 në Primavera, pikërisht në edicionin e kaluar. Bëhet fjalë për një lojtar tek i cili klubi ka shumë pritshmëri.
Durmishi është edhe pjesë e Shqipërisë U-19. Mund të shtohet se shikohet si e ardhmja e sulmit të Kombëtares.
PANORAMASPORT.AL













