E ndjek Edlir Tetova: Ka luajtur vetëm në Norvegji, Teuta piketon afrimin e gjigantit të radhës
Ilir Kukleci mund të bëhet transferimi i radhës te Teuta. “Djemtë e detit” po shikojnë të përforcohen në mbrojtje, ndërsa negociatat me 27-vjeçarin po vazhdojnë.

Bëhet fjalë për një qendërmbrojtës që është 1.94 metër i gjatë. “Albanian Football Scout” raportoi dje për herë të parë se Kukleci mund të shtojë forcat për ekipin durrsak.
“Panorama Sport” ndërkohë shton informacionin se trajneri Edlir Tetova e ndjek mbrojtësin në fjalë përmes rrjeteve sociale. Kontaktet mes të dyve mund të shtyjnë për firmën.
Kukleci luan me HamKam, një klub i elitës norvegjeze, që nga janari i këtij viti. Kontrata e tij është e vlefshme deri në dhjetorin e vitit 2027.
I lindur në Oslo, babai i tij është nga Shqipëria dhe nëna nga Kroacia. Fakt është se ka luajtur vetëm në Norvegji.

PANORAMASPORT.AL













