Telashe për Spanjën, konfirmohet rikthimi i bujshëm te Franca

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2026 | 11:27

Telashe për Spanjën, konfirmohet rikthimi i bujshëm te Franca

Aurelien Tçuameni ka lënë plotësisht pas dëmtimin, që e mbajti në stol për dy ndeshjet e fundit. Mesfushori i Francës është gati për të luajtur ndaj Spanjës.

tcuameni

Do të jetë zgjedhja e trajnerit Deshamp, nëse vendos që ta aktivizojë sërish nga minuta e parë. Fakt është se 26-vjeçari mund të japë sërish kontributin e tij në repartin e mesfushës.

Tçuameni është një vlerë e shtuar. Dhe pikërisht për mesfushën që shikohet edhe si pika e fortë e spanjollëve.

Deshamp e konfirmoi edhe në konferencë për shtyp, që Tçuameni është në dispozicion. Dilemë mbetet vetëm minutazhi që do të marrë pas dëmtimit.

PANORAMASPORT.AL