Zyrtare edhe nga ana e klubit, del i lirë mesfushori që shkëlqeu në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2026 | 10:44

Zyrtare edhe nga ana e klubit, del i lirë mesfushori që shkëlqeu në Superiore

Tashmë është zyrtare edhe nga klubi turk. Eduart Rroca nga dje konsiderohet pa skuadër.

Screenshot 2026-07-14 103421

“Faleminderit, Eduart Rroca. Falenderojmë futbollistin tonë profesionist, Eduart Rroca, të cilit i ka përfunduar kontrata, për luftën, përkushtimin dhe kontributin që dha për klubin tonë duke veshur fanellën e Ankara Keciorengucu. I urojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij”, shkruan klubi turk.

32-vjeçari i lindur në Librazhd u largua nga Shqipëria rreth 6 vite më parë. Gjatë gjithë kësaj kohe ka luajtur në Turqi.

Kujtojmë se në vendin tonë spikati me Kukësin. Tashmë ekziston mundësia e një rikthimi në Abissnet Superiore.

PANORAMASPORT.AL