Mbape dhe Jamal, kapitulli i ri i një rivaliteti spektakolar
Dy nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror, Kilian Mbape dhe Lamine Jamal, do të përballen sërish mes tyre në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, në supersfidën mes Francës dhe Spanjës. Do të jetë përballja e tyre e parë në një Botëror, por jo e para në karrierë, pasi deri më tani janë ndeshur plot 10 herë.

Francë – Spanjë: Avantazhi i Jamal
Mbape dhe Jamal janë përballur dy herë me fanellat e kombëtareve dhe në të dy rastet bëhej fjalë për gjysmëfinale. Në Euro 2024, Spanja triumfoi 2-1 ndaj Francës në Mynih, me një supergol të Lamine Jamal që rezultoi vendimtar për kualifikimin. Një vit më vonë, skuadrat u ndeshën sërish në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve në Shtutgart. Edhe kësaj radhe fitoi Spanja, këtë herë 5-4, në një ndeshje spektakolare me nëntë gola. Jamal realizoi dy herë, ndërsa Mbape gjithashtu gjeti rrugën e rrjetës. Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, nuk i kurseu elozhet për talentin e tij: “Jam shumë i lumtur për Laminen. Ai dha një mesazh të qartë me paraqitjen e tij”.
PSG – Barcelona: Radha e Mbapes
Përballja e parë mes tyre në nivel klubesh u zhvillua më 10 prill 2024 në “Parc des Princes”, në çerekfi nalen e parë të Ligës së Kampioneve mes PSG-së dhe Barcelonës. Asnjëri nuk shënoi në atë takim, por Barcelona fi toi 3-2 në Paris. Në sfidën e kthimit ishte radha e Mbapes të shkëlqente. Francezi realizoi dy gola në fitoren 4-1 të PSG-së, duke dërguar skuadrën franceze në gjysmëfinale.
“El Clasico”: Dominimi i Jamal
Pas transferimit të Mbapes te Real Madridi në verën e vitit 2024, rivaliteti me Jamal mori një tjetër dimension në “El Clasico”. Dy futbollistët janë përballur gjashtë herë me fanellat e Realit dhe Barcelonës. Në fi nalet e Superkupës së Spanjës, Barcelona dominoi plotësisht: 2025: Barcelona – Real Madrid 5-2; 2026: Barcelona – Real Madrid 3-2. Edhe në finalen e Kupës së Mbretit në vitin 2025 Barcelona fi toi 3-2 pas kohës shtesë. Mbape shënoi një gol spektakolar me goditje dënimi, por nuk arriti të shmangte humbjen. Në La Liga, përballja e parë për Mbapen përfundoi me një humbje të rëndë 4-0. Në ndeshjen e dytë ai realizoi një “hat-trick”, por edhe kjo nuk mjaftoi, pasi Barcelona fi toi 4-3, me Jamal që gjithashtu shënoi një gol. Vetëm në tetor 2025 Mbape arriti fitoren e parë ndaj Barcelonës në kampionat. Francezi realizoi sërish gol, ndërsa Real Madridi fitoi 2-1.
Bilanci: Fitore për Jamal, gola për Mbape
Deri tani, Mbape dhe Lamine Jamal janë përballur 10 herë në karrierë. Bilanci favorizon qartë talentin spanjoll: 8 fitore për Lamine Jamal dhe 2 fitore për Kilian Mbape. Megjithatë, në aspektin personal, Mbape ka qenë më produktiv para portës: Mbape 9 gola dhe Lamine Jamal me 6 gola.
Dueli i madh në Botëror
Lamine Jamal ka hyrë në histori në Botërorin 2026, duke u bërë futbollisti i parë 18-vjeçar ose më i ri që ka luajtur më shumë se pesë ndeshje në një edicion të Kupës së Botës. Deri tani ai ka shënuar vetëm një gol, në fazën e grupeve ndaj Arabisë Saudite, por kjo nuk e shqetëson aspak. “Fakti që nuk po shënoj nuk më zhgënjen. Euro 2024 e fi tova duke realizuar vetëm një gol. Nëse fi toj edhe Kupën e Botës, nuk besoj se dikujt do t’i interesojë sa gola kam shënuar”, deklaroi Jamal pas çerekfi nales ndaj Belgjikës. Nga ana tjetër, Mbape e njeh shumë mirë shijen e suksesit në Botëror. Në Rusi 2018, kur ishte vetëm 19 vjeç, ai zhvilloi shtatë ndeshje, realizoi katër gola, fi toi Kupën e Botës me Francën dhe u shpall Lojtari më i Mirë i Ri i turneut. Tani, në Dallas, rivaliteti mes dy superyjeve do të shkruajë një kapitull të ri. Mbape synon të ngushtojë diferencën në përballjet direkte, ndërsa Lamine Jamal kërkon të ndjekë gjurmët e francezit duke fi tuar Botërorin që në pjesëmarrjen e tij të parë.
PANORAMASPORT.AL













