Postuar: Korrik 14, 2026 | 11:41
ZYRTARE/ U bë pjesë e eksodit tek Elbasani, pas Lajthisë edhe sulmuesi me 18 gola gjen ekip (FOTO)
Bleis Tsage është prezantuar tek Aniang në ligën e parë të Koresë së Jugut. 26-vjeçari do luajë për herë të parë në Kore, ndërsa ka provuar edhe eksperiencat në Brazil dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nga Elbasani ishte pjesë e largimeve të shumta pas sezonit si nënkampion. Sulmuesi nga Kameruni qëndroi në dy sezonet e kaluara.
Tsage pati 71 paraqitje në total me verdheblutë. Gjatë kësaj kohe shënoi 18 gola dhe asistoi tre gola të tjerë.
Vetëm Arsen Lleshi qëndroi nga qendërsulmuesit e sezonit të kaluar. Tsage ishte largim bashkë me Lajthinë dhe Ze Gomesh.
PANORAMASPORT.AL













