Postuar: Korrik 14, 2026 | 12:50
Akuza të rënda, tërbohen në Angli pas vendimit të FIFA-s para gjysmëfinales: Mesi mori atë që donte
Emërimi i Ismail Elfathi për të drejtuar Angli-Argjentinë ka tërbuar anglezët. Akuzat janë të rënda pasi flitet teoria konspirative e favorizimit.

“Daily Mail” shkruan se Leo Mesi mori gjyqtarin që donte. Dhe kjo teori mbështetet te fakti që Elfathi gjykon në MLS ku luan Mesi me Inter Majemin.
Marokeni që përfaqëson SHBA-në do të drejtojë për herë të parë një ndeshje me këtë rëndësi. Fakt është se Inter Majemi me Mesin ka fituar në katër ndeshje që Elfath ka gjykuar.
Mund të bëhet fjalë për gjyqtarin që i sjell fat Mesit. Dhe në Angli paralajmërojnë tashmë përfaqësuesen e tyre për këtë.
PANORAMASPORT.AL













