UEFA “thur planin”: Nuk është Çeferin, presidenti Infantino rrezikon postin në FIFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2026 | 13:42

UEFA “thur planin”: Nuk është Çeferin, presidenti Infantino rrezikon postin në FIFA

Federatat që janë pjesë e UEFA-s po mendojnë që të mbështesin një kandidat, për të konkurruar kundër Xhani Infantinos në zzgjedhjet e ardhshme për presidentin e FIFA-s.

Screenshot 2026-07-14 134059

Raportimi vjen nga “talkSPORT” që tregon se vetë Infantino kërkon të rizgjidhet. Për këtë madje nuk priste që të kishte konkurrencë.

Të paktën deri para Botërorit, pasi çdo gjë po ndryshon. Por kush do të konkurrojë përballë Infatinos për postin e presidentit të FIFA-s?

Dhe pse Aleksandër Çeferin, presidenti i UEFA-s, do të ishte kandidati më i përshtatshëm, nuk e synon si pozicion. Çeferikon synon të vazhdojë në krye të UEFA.

Federata si të Belgjikës dhe Polonisë janë të prirura që mbështesin presidentin e PSG-së. Naser Al Khelaifi ndërkohë, njësoj si Çeferin, nuk e synon postin në fjalë.

Pronari i Legias që është Dariusz Mioduski, presidenti i CONCACAF Viktor Montaliani dhe po ashtu presidenti i CAF Patris Motsepe janë emrat që qarkullojnë. E vështirë do të jetë që Infantino të humbë postin e tij, për shkak të fuqisë që aktualisht gëzon.

PANORAMASPORT.AL