Epoka e Amorimit te Milani, Kardinale “kopjon” Berluskonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2026 | 13:27

Epoka e Amorimit te Milani, Kardinale “kopjon” Berluskonin

Milani ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin 2026/27, me shumë risi në Milanelo. Epoka e Ruben Amorimit ka startuar me seancën e parë stërvitore, ndërsa pronari Xherri Kardinale vendosi të ishte pranë skuadrës që në ditën e parë, duke mbërritur në qendrën stërvitore me helikopter, një skenë që solli ndër mend kohët e Silvio Berluskonit. Kardinale kaloi disa orë në Milanelo, ndoqi nga afër stërvitjen e parë të ekipit, drekoi me futbollistët dhe zhvilloi biseda si me trajnerin Amorim, ashtu edhe me lojtarët e rinj. Më pas ai u largua sërish me helikopter.

Screenshot 2026-07-14 132721

Amorim prezantohet para skuadrës

Përpara se të niste puna në fushë, trajneri portugez mbajti fjalimin e parë para futbollistëve. “Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam këtu. Për çdo gjë që ju nevojitet, do të jem në dispozicion. Nëse keni të drejtë, do t’ju mbroj gjithmonë. Tani të fi llojmë punën”, u tha Amorim lojtarëve. Tekniku portugez synon të ndërtojë një Milan të ri, me objektiva të larta dhe një frymë të re në skuadër.

Surpriza Gonçalo Ramos

Momenti më i veçantë i ditës ishte vizita e papritur e Gonçalo Ramos. Sulmuesi portugez, i cili sapo është transferuar te Milani, ndodhej në qytet me familjen për t’u njohur me ambientin e ri dhe bëri një ndalesë fillimisht në “Casa Milan”, ku pozoi me fanellën me numrin 9. Më pas ai mbërriti në Milanelo, ku u prit ngrohtësisht nga Kardinale dhe Amorim. Ramos përshëndeti edhe tifozët kuqezi përmes kanaleve zyrtare të klubit. “Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe mezi pres t’ju takoj. Forca Milan”, ishte mesazhi i sulmuesit portugez.

Mungesat dhe atmosfera

Në grumbullimin e parë munguan Ismael Benaser dhe Uarren Bondo. Mesfushori algjerian është pranë transferimit në Katar, ndërsa Bondo nuk bën më pjesë në planet e klubit dhe pritet të largohet gjatë merkatos. Në stërvitjen e parë ishin të pranishëm edhe disa nga talentet e akademisë së Milanit, kampionë të Italisë me ekipet e moshave sezonin e kaluar, duke simbolizuar lidhjen mes së tashmes dhe të ardhmes së klubit kuqezi.

PANORAMASPORT.AL