Laçi zbret sërish në fushë, përballë do të jenë pretendentët për Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2026 | 13:14

Laçi zbret sërish në fushë, përballë do të jenë pretendentët për Superioren

Laçi do të zhvillojë ndeshjen e radhës përballë Besëlidhjes. Ky takim miqësor është programuar më 18 korrik.

Screenshot 2026-07-14 131334

Të shtunën prej orës 17:30, skuadrat do të masin forcat në stadiumin “Laçi”. Kurbinasit po përgatiten ndërkohë nën urdhrat e trajnerit Qatip Osmani për këtë sezon të Abissnet Superiore.

Në anën tjetër ndodhet Besëlidhja. Lezhjanët pritet të jenë pretendentë në Kategorinë e Parë, ndërsa synojnë rikthimin në elitë pas shumë vitesh.

Kujtojmë se sfida e kaluar për Laçin ishte ndaj Vorës. Një takim që u fitua me rezultatin 4-1.

PANORAMASPORT.AL