Akuza për korrupsion dhe manipulim dokumentesh për zona turistike, arrestohet ikona e futbollit që ka bërë emër në Serinë A
Një ngjarje e bujshme ka pushtuar faqet e mediave në Kroaci. Legjenda e futbollit të këtij vendi, Dario SImiç, ka përfunduar në prangat e policisë pas një hetimi rreth korrupsionit dhe manipulimit të dokumenteve që kanë lidhje me prona në zona turistike.

Ish-futbollisti i njohur i cili ka luajtur me skuadra si inter e Milan, ashtu si edhe u bë i pari që luante 100 ndeshje me përfaqësuesen kroate, u arrestua në Kroaci ku jeton prej vitesh, që kur braktisi futbollin e luajtur dhe ku ka disa nga bizneset e familjes.
Sipas mediave kroate, Simiç kishte siguruar në mënyrë të paligjshme autorizimet për të menaxhuar një kamping në lokalitetin turistik të Tisno, në bregdetin kroat. Pjesë e hetimit janë edhe personat që dyshohet se e kanë ndihmuar, si një ish-funksionar i sektorit turistik dhe një biznesmen lokal.
Emri i Simiç ka dalë në skenë së fundmi, ndërsa hetimi për personat e tjerë kishte nisur që në vitin 2025. Megjithatë, ish-mbrojtësi ka qenë në hetim për abuzime me lejet e ndërtimi në një zonë bregdetare. Policia e ka parë të arsyeshme që të arrestojë Simiç për të shmangur largimin e tij nga Kroacia.
PANORAMASPORT.AL













