Disa nga rastet bëhen pjesë e historisë së futbollit, Embolo dhe viktimat e rregullave të reja të Botërorit
Përjashtimi i zviceranit Brel Embolo ndaj Argjentinës, që la të habitur tifozët në të gjithë botën, ka qenë shembulli më i fundit i rregullave të reja të aplikuara në Kupën e Botës, të cilat ende po hasin vështirësi për t’u pranuar nga publiku. Sidomos kur këto vendime ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatet e ndeshjeve, siç ka ndodhur të paktën në pesë raste gjatë këtij Botërori. Quhet rregulli i “identitetit të gabuar”. Por teknikisht, Embolos nuk iu dha kartoni i dytë i verdhë, që solli më pas të kuqin, për një rast të identitetit të gabuar. Arsyeja ishte se arbitri Zhoao Pineiro nuk e kishte parë në momentin e parë që sulmuesi zviceran kishte simuluar një faull pas një ndërhyrjeje të pretenduar nga argjentinasi Leandro Paredes.

Fillimisht Paredes mori karton të verdhë, dhe kjo ishte pika kyçe. Sipas rregullave të FIFA-s, kur një lojtar ndëshkohet me karton, VAR-i mund të ndërhyjë dhe t’i rekomandojë arbitrit kryesor të rishikojë aksionin në monitorin anësor. Pas rishikimit, arbitri vlerësoi se Embolo kishte kryer një “simulim të qartë”. Ai i dha kartonin e dytë të verdhë dhe e përjashtoi. Rregullorja përcakton se VAR-i mund të ndihmojë kur arbitri ndëshkon “skuadrën e gabuar për një shkelje që sjell karton të kuq ose të verdhë të treguar ndaj lojtarit të gabuar”. Trajneri i Zvicrës, Murat Jakin, reagoi ashpër. “Arbitri mori vendimin e gabuar. E di që ai do të mbrojë arbitrin e tij, por kjo rregull na shkatërroi ndeshjen sot dhe është shumë e dhimbshme.
Të eliminohesh në këtë mënyrë dhemb shumë”, tha ai pas ndeshjes. Ironikisht, edhe Argjentina përfi toi nga një situatë e ngjashme ndaj Egjiptit, kur një gol i dytë i kundërshtarëve u anulua pasi VAR-i zbuloi një faull të pretenduar shumë më herët ndaj Lisandro Martinezit në zonën tjetër. Trajneri i Egjiptit, u ankua ashpër, ndërsa federata egjiptiane deklaroi: “Disa incidente kyçe krijuan shqetësime serioze dhe lanë dyshime të mëdha mbi konsistencën dhe drejtësinë e vendimeve që ndikuan drejtpërdrejt në rrjedhën e ndeshjes”. FIFA u përgjigj përmes shefi t të arbitrimit Pierluixhi Kolinës, i cili kundërshtoi kritikat duke thënë se nuk ekziston “asnjë kufi i përcaktuar për sa i përket distancës nga porta apo kohës që kalon mes incidentit dhe golit”. “Askush nuk mund të vërë në dyshim integritetin e arbitrave të një ndeshjeje të Kupës së Botës”, deklaroi Kolina.
Shtyrjet e Anglisë dhe Gjermanisë
Rregullat e forcuara së fundmi ndikuan edhe në eliminimin befasues të Gjermanisë ndaj Paraguait dhe ndihmuan Anglinë kundër Kroacisë. Goli i Xhonatan Tah, që potencialisht do t’i jepte Gjermanisë fi toren në kohën shtesë ndaj Paraguait, u anulua pas ndërhyrjes së VARit për një faull ndaj portierit Orlando Gill. Pamjet treguan se gjermani Valdemar Anton e rrëzoi Gillin me një shtyrje, por kontakti minimal shkaktoi kritika për vendimin.
Përsëri, shefi i arbitrimit të FIFA-s, Pierluixhi Kolina, shpjegoi se arbitrat ishin udhëzuar të ndëshkonin situatat ku lojtarët përpiqen të bllokojnë kundërshtarët pa tentuar të luajnë topin, veçanërisht kur bëhet fjalë për portierët. Gjermania humbi më pas në penallti, ku Tah humbi goditjen vendimtare duke e dërguar topin mbi traversë. Ndërkohë, Anglisë i erdhi shumë në ndihmë kjo rregullore e re. Edhe Norvegjia pësoi anulimin e një goli kur rezultati ishte 1-1, pasi VAR-i zbuloi një faull të Erling Haland ndaj anglezit Eliot Anderson. Ndërhyrja kishte ndodhur para ekzekutimit të një goditjeje nga këndi dhe sipas rregullave të reja, që synojnë të kufi zojnë faullet e skuadrave sulmuese në aksionet e korneve, VAR-i lejohet të ndërhyjë edhe për incidente që ndodhin përpara goditjes së topit.
Çipi (i jashtëzakonshëm) i topit
Ka shumë mundësi që termi “teknologjia e topit të lidhur” ta ndjekë Luka Modriçin dhe Kroacinë për shumë vite. Topi i teknologjisë së lartë, i pajisur me “sensorë të avancuar”, i mohoi Kroacisë atë që dukej si goli dramatik i barazimit ndaj Portugalisë në fazën e 1/16- ave. Josko Gvardiol mendoi se kishte shënuar në minutat shtesë për rezultatin 2-2, por goli u anulua për pozicion jashtë loje pas rishikimit të VAR-it, pasi sensorët brenda topit zbuluan një prekje shumë të lehtë të kroatit Igor Mantanovic gjatë aksionit. Një kontakt i tillë ishte i pamundur të dallohej me sy të lirë apo edhe nga përsëritjet televizive. FIFA shpjegoi se sensorët brenda topit regjistrojnë të dhëna 500 herë në sekondë dhe janë të kalibruar aq saktë sa mund të përcaktojnë çdo kontakt minimal, duke u dhënë arbitrave një nivel të ri informacioni për vendime më të shpejta dhe më të sakta. Ish-trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç, i cili dha dorëheqjen pak më pas, nuk mbeti i bindur.
“Këto vendime i heqin futbollit gëzimin. Kemi pësuar një padrejtësi”. Sensori i teknologjisë së lartë u aktivizua sërish në çerekfi nale, kur Anglia mposhti Norvegjinë 2-1. Lojtarët dhe stafi teknik norvegjez pretenduan se topi kishte prekur një kabllo që mbante kamerat në aksionin para golit të barazimit të Jude Bellingham në pjesën e parë. Nëse kjo do të kishte ndodhur, loja duhej të ishte ndërprerë. Por FIFA këmbënguli se nuk kishte pasur kontakt, duke deklaruar se sensori “nuk tregoi asnjë pikë ndryshimi në ‘rrahjet e topit’ kur ai ishte në ajër dhe për këtë arsye nuk kishte prova që topi kishte prekur kabllon”.
Ligji i ri “Vinicius”
Futbollisti Miguel Almiron u bë lojtari i parë i ndëshkuar me karton të kuq direkt për shkak se iu drejtua kundërshtarit turk Mert Muldur, duke vendosur dorën para gojës për të fshehur fjalët që po thoshte. Almiron ishte kështu lojtari i parë që pësoi efektet e asaj që po quhet “rregulli Vinicius”. Përjashtim për të folur me një kundërshtar duke mbuluar gojën me dorë. Arbitri Ivan Barton i tregoi kartonin e kuq paraguaianit, pasi ai komunikoi me lojtarin turk me dorën para gojës, një veprim i ndaluar nga FIFA në këtë Botëror pas incidentit në Ligën e Kampionëve mes Prestiannit dhe Viniciusit.













