Nga akademia në Europë, dyshja e sulmit të Vllaznisë nuk zhgënjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2026 | 15:20

Nga akademia në Europë, dyshja e sulmit të Vllaznisë nuk zhgënjen

Përveç fitores së rëndësishme 2-1 ndaj Malishevës në ndeshjen e parë të turit të parë të Conference League, tek Vllaznia një nga aspektet më pozitive ishte edhe paraqitja e dy futbollistëve të rinj, Aris Ara dhe Gerald Kubazi. Të dy produktet e akademisë kuqeblu morën besimin e trajnerit Edi Martini në sfi dën zyrtare dhe iu përgjigjën në mënyrën më të mirë, duke treguar se janë gati të mbajnë peshë edhe në ndeshje me rëndësi. Aris Ara e nisi takimin si titullar dhe zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë, duke demonstruar qetësi, personalitet dhe disiplinë taktike.

Screenshot 2026-07-14 134715

Në pjesën e dytë vendin e tij e mori Greid Kubazi, në një zëvendësim kokë më kokë, ndërsa edhe ky i fundit nuk zhgënjeu aspak. Përkundrazi, ai ruajti të njëjtin ritëm loje dhe dha kontributin e tij në suksesin e skuadrës, duke treguar se diferenca mes tyre është minimale dhe konkurrenca në repart është më e fortë se kurrë. Paraqitjet e dy të rinjve nuk kaluan pa u vënë re. Ata u vlerësuan me nota pozitive nga ekspertët sportivë, ndërsa edhe tifozët në “Loro Boriçi” i duartrokitën për performancën e treguar.

Në një ndeshje europiane, ku presioni është gjithmonë më i madh, Ara dhe Kubazi dëshmuan se kanë fi tuar pjekurinë e nevojshme dhe se mund të jenë alternativa të besueshme për formacionin e parë gjatë gjithë sezonit. Vllaznia ka qenë historikisht një klub që i ka besuar elementit të ri dhe ka ndërtuar vazhdimisht ura mes akademisë dhe ekipit të parë. Edhe me rregullin e ri të kampionatit, që favorizon aktivizimin e futbollistëve të rinj, emra si Aris Ara dhe Gerald Kubazi pritet të përfitojnë edhe më shumë minuta.

Edhe pse mosha e tyre është disi më e madhe se kufi ri ideal i këtij rregulli, cilësitë që po shfaqin në fushë i bëjnë kandidatë seriozë për të qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës. Në krahasim me sezonin e kaluar, të dy futbollistët duken dukshëm më të pjekur, më të sigurt në veprimet e tyre dhe me një besim më të madh te vetja. Pikërisht kjo është ajo që i jep optimizëm ambientit kuqeblu. Ara dhe Kubazi nuk përfaqësojnë vetëm të ardhmen e Vllaznisë, por edhe të tashmen, pasi me paraqitje si ajo ndaj Malishevës kanë treguar se janë gati të konkurrojnë denjësisht edhe me futbollistët që konsiderohen titullarë në skuadrën shkodrane.

PANORAMASPORT.AL