EKSKLUZIVE/ Klafuriç i gjen sulmues të ri Tiranës, një kroat nis stërvitjen me bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2026 | 17:56

EKSKLUZIVE/ Klafuriç i gjen sulmues të ri Tiranës, një kroat nis stërvitjen me bardheblutë

Klubi i Tiranës po përforcon radhët me futbollistë me të cilët kërkon të kthehet protagonist për objektivat e rëndësishëm në kampionat. Më së fundmi, bardhebluve u është bashkuar edhe një futbollist i cili ka ardhur më këshillimin e vetë trajnerit Dean Klafuriç.

kish

“Panorama Sport” ka mësuar se skuadrës sot i është bashkuar sulmuesi kroat Tomislav Kish, i cili është një emër i njohur për trajnerin i cili ua ka këshilluar bardhebluve. Negociatat mes palëve kanë shkuar siç duhet dhe futbollisti sot ka nisur stërvitjet me ekipin.

Lojtari 32-vjeçar ka një karrierë të pasur me klube si Hajduk Split, Gorica, Sërkëll Bryzh, Zhalgiris e së fundi ka qenë pjesë e Zrinjski Mostar.

OLSI AVIDAJ – PANORAMASPORT.AL