Flamurtari nuk heq dorë nga një prej emrave që spikatën, i ofron kontratë të re edhe pse i dëmtuar: Do bëj gjithçka që të kthehem sa më shpejt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2026 | 17:37

Flamurtari nuk heq dorë nga një prej emrave që spikatën, i ofron kontratë të re edhe pse i dëmtuar: Do bëj gjithçka që të kthehem sa më shpejt

Klubi i Flamurtarit ka bërë një hap të pazakonte duke pasur parasysh dinamikat e zakonshme të futbollit shqiptar, pasi i ka ofruar një kontratë të re një futbollisti të dëmtuar. Bëhet fjalë për Todor Todoroskin, anësorin e djathtë nga Maqedonia e Veriut i cili spikati në edicionin e kaluar me klubin vlonjat.

todoroski

Todoroski u dëmtua në fundin e kampionati dhe nuk mundi të ndihmonte skuadrën të siguronte mbijetesën në elitë. Por vlonjatët i kanë ofruar atij mundësinë që të kthehet të jetë përsëri pjesë e tyre pasi të rikuperojë nga dëmtimi, siç ka treguar vetë lojtari për “Panorama Sport”.

“Para së gjithash, dua të falënderoj të gjithë te Flamurtari që besuan tek unë. Edhe pse jam i dëmtuar, klubi tregoi besim të madh duke më ofruar një kontratë të re. Kjo do të thotë shumë për mua dhe jam vërtet mirënjohës.

Do të bëj gjithçka që mundem për t’u rikuperuar sa më shpejt të jetë e mundur dhe për t’u rikthyer më i fortë. Mezi pres të kthehem në fushë, të jap më të mirën time për këtë klub dhe të shpërblej besimin që kanë treguar tek unë.

WhatsApp Image 2026-07-14 at 4.49.59 PM

Kjo mbështetje më ka dhënë edhe më shumë motivim për të punuar shumë çdo ditë gjatë rikuperimit tim. Besoj se më e mira ende nuk ka ardhur dhe mezi pres të arrij gjëra të mëdha së bashku me këtë klub. Premtoj të jap gjithçka që kam sa herë që vesh fanellën e Flamurtarit.

Faleminderit drejtuesve, veçanërisht Ensar Idrizit, shokëve të mi të ekipit dhe të gjithë tifozëve. Jam krenar që vazhdoj këtë udhëtim me Flamurtarin”, ishin fjalët e Todoroskit i cili ka komentuar në këtë mënyrë vendimin e klubit.

PANORAMASPORT.AL