Deshamp zgjidh dilemat e mesfushës dhe sulmit, De la Fuente nuk i beson më yllit të Barçës. Publikohen formacionet zyrtare të gjysmëfinales Francë-Spanjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2026 | 19:34

Deshamp zgjidh dilemat e mesfushës dhe sulmit, De la Fuente nuk i beson më yllit të Barçës. Publikohen formacionet zyrtare të gjysmëfinales Francë-Spanjë

Dueli mes Francës dhe Spanjës do të jetë ai që do të përcaktojë emrin e finalistit të parë të Kupës së Botës 2026 me dy skuadrat europiane të cilat shihen nga të gjithë si pretendentë seriozë për të fituar trofeun.

mbape jamal

Franca kërkon finalen e tretë radhazi, me Deshamp i cili ka zgjidhur disa dilema që kishte sa i përket rreshtimit. Tçuameni ka marrë vendin e Kone në formacionin titullar, ndërsa Barkola e sheh përsëri veten në rreshtim në katërshen e avancuar.

Ndërkohë, te Spanja De la Fuente ka vendosur të përsëritë të njëjtin formacion titullar që likuidoi Belgjikën. Kjo do të thotë se Pedri qëndron përsëri në pankinë për këtë duel, duke i bërë vend Fabian Ruiz i cili ishte vendimtar në çerekfinalen e turneut.

FORMACIONET ZYRTARE

FRANCA: Menja; Kunde, Upamekano, Saliba, Dinje; Tçuameni, Rabio; Olize, Dembele, Mbape, Barkola.
Trajner: Didier Deshamp

SPANJA: Unai Simon; Pedro Porro, Kubarsi, Laport, Kukureja; Rodri, Fabian Ruiz; Lamin Jamal, Dani Olmo, Baena; Ojarzabal.
Trajner: Luis De la Fuente

PANORAMASPORT.AL