Gafa e madhe me të huajt në futbollin shqiptar, FSHF ndryshon plotësisht rregulloret edhe për amatorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2026 | 20:34

Gafa e madhe me të huajt në futbollin shqiptar, FSHF ndryshon plotësisht rregulloret edhe për amatorët

Federata Shqiptare e Futbollit ka kuptuar gafën e madhe që bëri duke hapur plotësisht aktivizimin e lirë për të huajt në futbollin shqiptar, pasi pa se si ekipet u mbushën me lojtarë që nuk sillnin rritje cilësore por shkatërronin futbollin vendas. Ndaj u vendos që të bëhet prapakthehu dhe të vendoset kufizimi i numrit të të huajve.

fshf

Përveç Superiores që do të kthehet me 7 të huaj në fushë dhe të Parës me 5 të huaj në fushë, do të ketë ndryshime të mëdha edhe për sa u përket Kategorisë së Dytë dhe Kategorisë së Tretë.

Në këto dy kategori do të ketë maksimumi 6 lojtarë të huaj në listën e 25 të federuarve të çdo klubi. Por nga ata, vetëm 3 do të lejohet të zbresin njëkohësisht në fushën e lojës.

PANORAMASPORT.AL