I vendosin ultimatum për “po” ose “jo”, Elseid Hysaj merr ofertën zyrtare nga klubi i Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2026 | 19:47

I vendosin ultimatum për “po” ose “jo”, Elseid Hysaj merr ofertën zyrtare nga klubi i Serisë A

Tashmë nuk janë më vetëm thashetheme dhe diskutime teorike. Klubi i Leçes ka bërë hapin e parë konkret për të siguruar firmën e Elseid Hysajt, të cilin shpreson ta ketë në radhët e tij si lojtar i lirë.

hysaj

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është pa ekip pasi mbylli kontratën me Lacion dhe mund të zgjedhë ku të vazhdojë karrierën e tij, ndaj Leçe është hedhur në sulm duke synuar që të gjejë shpejt një akord me të dhe ta ketë si përforcim për edicionin e ri.

Mediat italiane bënë të ditur në ditët e kaluara se mes palëve kishte pasur disa kontakte, ndërsa “Sky Sport” bën të ditur se sot Leçe i ka dërguar ofertën zyrtare futbollistit, duke i treguar edhe kushtet financiare që është në gjendje të plotësojë.

Gjithashtu, mësohet se lojtari ka 24 orë kohë për të kthyer një përgjigje, pasi te Leçe duan që të përqendrohen në objektiva të tjerë të mundshëm të merkatos nëse marrin një “jo” nga rekordmeni i Kombëtares shqiptare të futbollit.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL