ZYRTARE/ Vora nuk ndalet në merkato, skuadra e Bellait prezanton ish-sulmuesin e Sionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2026 | 21:04

ZYRTARE/ Vora nuk ndalet në merkato, skuadra e Bellait prezanton ish-sulmuesin e Sionit

Vora nuk ndalet në merkato. Kevin Halabaku është përforcimi i radhës për skuadrën nga periferia e kryeqytetit.

stories_221093_9667174

Ka qenë vetë klubi që nëpërmjet faqes zyrtare, ka konfirmuar transferimin e sulmuesit 24-vjeçar, i cili është produkt i akademisë së Sionit, ndërkohë që së fundmi ishte pjesë e Hibernians në Maltë.

NJOFTIMI ZYRTAR: 

Kevin Halabaku i bashkohet klubit tonë.

Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë se Kevin Halabaku është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.

Sulmuesi i krahut 24-vjeçar është produkt i akademisë së FC Sion, ku u formua duke kaluar në të gjitha grupmoshat e klubit përpara se të fitonte eksperiencë në futbollin profesionist.

Gjatë karrierës së tij, Kevin ka qenë pjesë e klubeve si FC Sion, FC Schaffhausen, Al-Sulaibikhat SC, ndërsa sezonin e fundit aktivizohej me Hibernians FC në Maltë.

Ai ka qenë gjithashtu pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-19, duke përfaqësuar fanellën dardane.

Shpejtësia, dinamizmi dhe aftësia e tij në repartin ofensiv do të jenë një vlerë e shtuar për skuadrën në objektivat e sezonit të ri.


View this post on Instagram

A post shared by FK VORA (@fk_vora)

PANORAMASPORT.AL