De la Fuente ia doli përsëri, konfirmohet si “macja e zezë” e Deshamp duke i prishur fundin e karrierës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2026 | 23:42

De la Fuente ia doli përsëri, konfirmohet si “macja e zezë” e Deshamp duke i prishur fundin e karrierës

Dueli mes Francës dhe Spanjës ka qenë edhe një duel mes dy trajnerëve, Didier Deshamp dhe Luis De la Fuente. Dhe ishte ky i fundit që u konfirmua si “macja e zezë” e francezit që do e mbyllë me përfaqësuesen pas këtij Botërori dhe të cilit spanjolli i është bërë pengesë prej vitesh.

sdfdsfdfsfdfdsfdsfds

Ndeshja në gjysmëfinalet e Botërorit në fakt, rezulton të jetë gjysmëfinalja e tretë radhazi në të cilën Spanja eliminon Francën, ne vetëm 3 vitet e fundit!

Në vitin 2024, dy skuadrat u ndeshën në gjysmëfinalet e Europianit në Mynih. Kolo Muani kaloi Francën në avantazh por pastaj Jamal dhe Dani Olmo përmbysën rezultatin dhe morën fitoren 2-1.

Në vitin 2025, dy skuadrat u ndeshën në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, që përfundoi me rezultatin e pabesueshëm 5-4. Jamal me dy gola, Uilliams, Merino dhe Pedri bënë të pavlefshëm golat e Mbape, Sherki, Kolo Muani dhe autogolin e Vivian.

Sot e kishin radhën Ojarzabal dhe Pedro Porro të regjistronin fitoren e tretë në tre vite radhazi në gjysmëfinale, duke prishur kësisoj fundin e karrierës si tarjner të Francës të Deshamp.

PANORAMASPORT.AL