Momenti më i diskutueshëm i Francë-Spanjë, shpjegohet situata me VAR dhe gabimi i gjyqtarit duke anuluar faullin për Dembele
Ndeshja mes Francës dhe Spanjës, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Botës, dhuroi në pjesën e parë një moment shumë të diskutueshëm. Gjyqtari Ivan Barton dha një faull pranë zonës në favor të Ousman Dembele, pas një ndërhyrje të Fabian Ruiz, por më pas e anuloi atë.

Askush nuk e kuptoi fillimisht çfarë ndodhi dhe pse u anulua një faull i tij, ndërsa në rrjet nisën spekulimet për ndërhyrjen e VAR-it për këtë moment, pasi përsëritjet tregonin se në fakt Dembele kishte simuluar.
“Duket se vijërojtësi i jep informacion gjyqtarit. Pasi protokolli i VAR-it nuk lejon të ndërhyhet për një goditje dënimi ku nuk është dhënë karton”, shpjegoi për “L’Equipe” Said Enxhimi, ish-gjyqtari francez i FIFA-s duke komentuar ndeshjen.
“Gjyqtari bëri një gabim dhe ndaloi lojën pas pasur arsye. Për këtë shkak loja nisi me një top të diskutueshëm dhe jo me faull në favor të Spanjës”, theksoi ai, duke insistuar se vijërojtësi kishte parë aksionin dhe kishte sinjalizuar që nuk kishte asnjë faull nga lojtari i Spanjës.
PANORAMASPORT.AL













