Penalltia e fituar nga Jamal ndaj Francës, ish-gjyqtarët e FIFA-s shpjegojnë polemikat: U kthye nga frika se mos…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2026 | 22:37

Penalltia e fituar nga Jamal ndaj Francës, ish-gjyqtarët e FIFA-s shpjegojnë polemikat: U kthye nga frika se mos…

Gjysmëfinalja mes Francës dhe Spanjës ka bërë të shpërthejë debati në rrjetet sociale për penalltinë që u akordua për iberikët në pjesën e parë të ndeshjes, kur Dinje goditi Lamin Jamal në zonë.

sfddsffsdsdsfdsdfsfdsfd

Futbollisti i Spanjës goditi topin me bërryl ndërsa merrte goditjen nga lojtari i Francës, por sipas ish-gjyqtarit ndërkombëtar francez, Said Enxhimi, vendimi i kryesorit Ivan Barton ishte i justifikuar.

“Lamin Jamal kthehet nga frika se mos goditet në fytyrë nga topi dhe nuk e zgjat krahun artificialisht. Pozicioni i tij është natyral dhe krahu i tij është afër trupit të tij”, tha ai për “L’Equipe”.

Edhe Bruno Derrien, një tjetër ish-gjyqtar ndërkombëtar francez, ishte i të njëjtit mendim. “Krahu afër trupit të tij, pa rritje në sipërfaqen e tij”, ishte reagimi i tij për gazetën franceze.

PANORAMASPORT.AL