VIDEO/ Dramë për Dritën, VAR-i në shtesë e nxjerr nga Liga e Kampioneve pas humbjes në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2026 | 21:55

VIDEO/ Dramë për Dritën, VAR-i në shtesë e nxjerr nga Liga e Kampioneve pas humbjes në shtëpi

Skuadra e Dritës i ka dhënë lamtumirën pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve pasi është eliminuar nga Kauno Zalgiris në turin e parë të turneut.bandicam 2026-07-14 21-51-05-382

Pas barazimit 1-1 në transfertë në ndeshjen e parë, kampionët e Kosovës mendohej se ishin të favorizuar në shtëpi në duelin e kthimit. Por ishin miqtë ata të cilët gjetën avantazhin të parët duke përfituar nga një pasiguri. Golat e Jasharit dhe Manajt kthyen Dritën në shinat e duhura dhe dukej se ekipi po siguronte me qetësi kalimin e turit.

Por miqtë u hodhën tërësisht në sulm në minutat e fundit dhe pasi barazuan rezultatin, kërkuan edhe fitoren. Një penallti e akorduar pas një prekje topi me dorë në zonë, falë ndërhyrjes së VAR, solli edhe golin e Benshaib në shtesën e takimit, duke i siguruar suksesin 3-2 Kauno Zalgiris që vazhdon më tej në turne, ndërsa dënon Dritën me “zbritjen” në Ligën e Konferencës.

DRITA-KAUNO ZALGIRIS 2-3
20′ Jashari, 53′ Manaj / 9′, 82′ Slivka, 90’+4′ (p) Benshaib

Goli i Slivka (VIDEO)

Goli i Jasharit (VIDEO)

Goli i Manajt (VIDEO)

Goli i dytë i Slivka (VIDEO)

Penallti e akorduar me VAR (VIDEO)

Goli i Benshaib (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

sdfsdfsdfsdfsdfdsfsdf

PANORAMASPORT.AL